• 1.jpg
  • 7-Mars-2016.jpg
  • 7-Mars-2017-1.jpg
  • 24852205_1969874306619194_9190454311387192922_n.jpg
  • 24862615_1969873969952561_626976237438475581_n.jpg
  • 25157953_1969874296619195_2959236354271690180_n.jpg
  • IMG-20170116-WA0052.jpg
  • IMG-20170117-WA0018.jpg
  • IMG-20170117-WA0040.jpg
  • IMG-20170117-WA0041.jpg
  • IMG-20170117-WA0042.jpg

 

Lënda : Njoftim për portalin Mësues për Shqipërinë 2017-2018

 

Në zbatim të pikës 1, kreu 2 të Udhëzimit të MAS Nr. 38, datë 06.10.2015 "Për procedurat  e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar", ju informojmë se:

Kandidatet  e interesuar   për  te ushtruar  profesionin e mësuesit  te dërgojnë  ne njësite arsimore  vendore,   ku  dëshirojnë   te punësohen    (pa  kufizim)  dosjen  e aplikimit   për konkurrim. 

Dosja  e aplikimit   dërgohet   nëpërmjet   shërbimit  postar   ne  adresën   Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër   , Rruga Edith  Durham Shkodër .

Afati përfundimtar i pranimit të dosjeve të kandidatëve për mësues, është data 22.12.2017.

Dosja e aplikantit duhet te përmbaje :

  1. CV sipas modelit  te përcaktuar   ne shtojcës   1 te Udhëzimit   te Ministrisë  se Arsimit   dhe  te Sportit     38,  date  06.10.2015"  Për  procedurat  e  lëvizjes paralele , emërimit   dhe   largimit   nga   puna    te  mësuesit   ne   institucionet arsimore  parauniversitar  te sistemit  arsimor  parauniversitar".
  2. Raport mjeko-ligjor ( i 3 muajve te fundit  dhe i detyrueshëm).
  3. Deklarate për gjendjen  gjyqësore  sipas  shtojcës 5 te Udhëzimit   te Ministrisë se Arsimit  dhe  te Sportit    38, date  06.10.2015" Për  procedurat e lëvizjes paralele   ,emërimit    dhe   largimit   nga   puna   te  mësuesit   ne   institucionet Arsimore  parauniversitar  te sistemit arsimor  parauniversitar ".
  4. Vërtetim i qendrës  se banimit  (i detyrueshëm).
  5. Fotokopje e Librezës se punës,
  6. Fotokopje diploma  dhe  vërtetimi  i Listës se notave  te studimeve   te larta  (cikli I+II   dhe DIND), te noterizuar   (e detyrueshme).
  7. Fotokopje e certifikatave   te trajnimeve   (certifikata  te akredituara  nga  MAS dhe ato jashtë vendit)
  8. Fotokopje e dëshmive  te shkalleve  te kualifikimit.
  9. Fotokopje te noterizuar te dëshmive te kualifikimeve shkencor.
  10. Fotokopje te dëshmisë/ve  te gjuhëve  te huaja (e noterizuar).
  11. Botime, kumtesa, publikime  ne fushe te edukimit
  12. Deklarate e  kandidatit  për  autorizimin  e  njësisë  Arsimore   vendore   qe  te shqyrtoje   vërtetësinë  e  dokumenteve   te  paraqitura  sipas   shtojcës   2  te Udhëzimit  te Ministrisë  se Arsimit  dhe  te Sportit  38, date 06.10.2015" Për procedurat e lëvizjes paralele  ,emërimit  dhe largimit  nga puna  te mësuesit  ne institucionet  Arsimore  parauniversitar  te sistemit  arsimor  parauniversitar  "

Kandidati,  dosja e te cilit nuk përmban  dokumentet e detyrueshëm  te mësipërm dhe dorëzohet jashtë afatit,  s'kualifikohet nga te gjitha fazat e konkurimit.

Afatet e aplikimit online në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe data e testimit të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, do të publikohen në faqen zyrtare te  Ministrisë se Arsimit Sporteve dhe Rinise  si dhe ne faqen zyrtare te DAR Shkodër.