Njoftim i ZA Puke për ngjarjen ne Shkollën e Mesme te Bashkuar "Nikoll Lleshi" Gjegjan

Sot  me  datën  04.10.2017  në  Shkollën e Mesme  të  Bashkuar  “Nikoll  Lleshi” Gjegjan, rreth orës 10 të mëngjesit, pas njoftimit dhe propozimit të drejtorisë së shkollës, Zyra Arsimore  ka pezulluar  procesin mësimor, pasi disa nxënës kanë paraqitur probleme shëndetësore.

Një ditë më parë, më datë 03.10.2017, rreth orës 14:00, pas përfundimit të procesit mësimor, ambientet  e  brendshme  të  shkollës  janë dezinfektuar  nga specialistët  e Drejtorisë së Shëndetit Publik Pukë, në  bashkëpunim  me  strukturat përkatëse të Bashkisë së qytetit . Sot nxënësit  dhe  mësuesit  u  paraqiten  pranë  shkollës  sipas  orarit  mësimor  në  orën  0740, ndërsa  shërbimi  sanitari  i  shkollës  po  vazhdonte  të  kryente pastrimin  e  ambienteve. Për këtë arsye drejtoria e shkollës në bashkëpunim me  mësuesit  vendosën  shtyrjen  e  mësimit  me  një  orë, ata  gjykuan se  duheshin  ajrosur  ambientet  e  shkollës, pasi  vërehej  aromë  e  rëndë e lëndëve dezinfektuese. Gjatë kësaj kohe u ajrosën ambientet e shkollës duke hapur dyer e dritare si  dhe   u  pastruan këto ambiente. Mësimi filloj në ora 9 dhe rreth orës 10 nxënësit  filluan të  paraqesin shqetësime shëndetësore, me të  marrë  shqetësimin  drejtori i Zyrës Arsimore u  paraqit  menjëherë  pranë  Qendrës  Shëndetësore Gjegjan  dhe  urdhëroj  pezullimin  e  mësimit  deri  në  një  njoftim  të  dytë.

Gjatë  gjithë  kohës drejtoria  e  shkollës ka  shoqëruar  pranë  ambienteve  të  Qendrës  Shëndetësore  nxënësit  dhe  mësuesit  që  paraqitën  probleme.

Fëmijët që paraqitën probleme shëndetësore u trajtuan me serume pranë Qendrës Shëndetësore Gjegjan, gjithsej 7 raste nga të cilat 2 raste u transportuan në spitalin e Pukës për trajtim të specializuar, aktualisht gjendja e tyre paraqitet  e stabilizuar.Rreth  orës  1200  në  ambientet  e  shkollës  u  paraqit  grupi  i  përfaqësuesve  të  DSHP –se të  cilët morën kampione në pjesë të caktuara të ambienteve të brendshme të shkollës dhe po  konkludojnë  mbi  shkaqet  e  mundshme  që  shkaktuan  probleme shëndetësore  të  fëmijëve.

Situata po monitorohet me përparësi hap pas hapi, dhe në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.