Me datë 15.04.2014 në qytetin e Shkodrës u organizua konkursi me temë “ Pronësia Intelektuale dhe të Drejtat e Autorit”
Ky konkurs u zhvillua në dy faza.
Në fazën e parë konkuruan gjimnazet :
- 28 Nëntori
- Jordan Misja
- Oso Kuka
- Hasan Riza Pasha
- Atë Pjetër Mëshkalla
Në fazën e dytë konkuruan shkollat 9-vjeçare:
- Ismail Qemali
- Branko Kadia
- Ndre Mjeda
- Dëshmorët e Prishtinës
- Azem Hajdari
Komisioni i ngritur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit si dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, shpalli fitues në bazë të përgjigjeve shkollën “28 nëntori” për gjimnazet dhe shkollën “Ndre Mjeda” për 9-vjeçaret.
Përtej konkursit nxënësit e gjimnazeve kishim përgatitur një spot sensibilizues për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale si dhe të Drejtat e Autorit.
Spoti sensibilizues i shkollës 28 Nëntori me autorë:
ALBA DERVISHI
ARGENA CANI
SUAD TAFILI
ALBA LIMANI
EMILA HOXHA
ZAURELA DIBRA
u cilësua si më e mira (video)
Shkollat 9-vjeçare përshëndetën të pranishmit me disa recitime.
Në fund të këtij konkursi u shpërndanë çertifikata për shkollat pjesmarrëse si dhe për çdo nxënës konkurent.
Disa Foto te aktivitetit për Pronësinë Intelektuale dhe të Drejtat e Autorit.
________________________________________________________________________________________