NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE , PËR VITIN MËSIMOR 2021 - 2022
Në mbështetje të shkresës me nr. 4924 prot , datë 16. 09. 2021 të Ministrisë së Arsimit , Sportit dhe Rinisë , njoftojmë kandidatët e interesuar për regjistrimin online në platformën e - Albania për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit , për vitin mësimor 2021 - 2022 se afatet e regjistrimit janë shtyrë deri në datën 30 shtator 2021 . Praktika profesionale fillon në datën 01 tetor 2021 dhe përfundon më 24 qershor 2022 .
Faleminderit dhe suksese !