Në bazë të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 14 datë 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar,  Udhëzimi i MAS nr. 8, datë 03.05.2024 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimi i portalit “Mësues për Shqipërinë” i ndryshuar me udhezimin nr. 10, date 25.05.2024 dhe me udhëzimin nr. 19, datë 29.08.2024

ZVAP Shkodë bën thirrje për shprehje interesi për punësim me dosje jashtë portalit. Cdo mësues i interesuar jashtë portalit mund të depozitojë pranë sekretarisë së ZVAP Shkodër një kërkesë për punësim me dosje dhe dokumentacionin, në bazë të profilit që është i diplomuar.

Kërkesat pranohen deri në datën 04.09.2024.

 Thirrje per shprehje interesi per punesim me dosje jashte portalit