Per dy dite me rradhe ne datat 15 dhe 16 nentor 2015 ne ambjentet e gjimnazit ''28 Nentori'', QKF Shkoder,e ne ambjentet sportive perreth u zhvillua trajnimi per sportin e ri te Orienteringut.Orienteringu eshte sporti qe kerkon afesi naviguese ne natyre duke perdorur harte dhe kompas per te kaluar nga nje pike e caktuar ne tjetren,zakonisht ne terrenet e panjohura dhe duke vepruar me shpejtesi.Per her te pare ne Shqiperi ky trajnim u perzgjodh nga Drejtoria e Sporteve ne MAS te zhvillohet nga DAR Shkoder dhe DAR Tirane.Pjesmarresit ne kete trajnim ishin 25 mesues te shkollave 9 vjecare te profileve Gjeografi dhe Edukim Fizik e Sporte.Ky trajnim drejtohej nga znj.Inge Bosina trajnere nga Austria dhe perfaqesuese e Federates Nderkombetare te Orienteringut,Kristian Gashi trajner nga Kosova dhe Richard Werner trajner nga Austria.
Mesuesit pjesemarres mund te perfshihen dhe ne aktivitete nderkombetare te cilat organizohen cdo vit nga Federata Nderkombetare e Orienteringut.Trajnimi u zhvillua ne kushte te mira dhe u realizua me sukses.
KLIKO KETU PER FOTO : AKTIVITETI ORIENTING