Në vijim të procesit të kualifikimit të mësuesve 2023 si dhe provimit me shkrim që do të organizohet më datën 06.05.2023,  ju  bëjmë me dije se: 

Në shkollën  " Qemal Stafa ” Tiranë do të zhvillohet provimi me shkrim për kulifikimin e mësuesve të ZVAP Malësi e Madhe .

  a)  Mësuesi duhet të paraqitet në shkollën “Qemal Stafa ” në orën 8.30 – 9.00. Provimi fillon në orën 10.00. Mbas kësaj ore nuk hyn asnjeri në mjediset e provimit përveç personave të autorizuar nga ASCAP.

b)      Mësuesit duhet të paraqiten me MJETIN E IDENTIFIKIMIT (kartë identiteti, pashaportë). 

NUK PRANOHEN të hyjnë në testim persona që nuk kanë mjet identifikimi. 

c)       Mësuesit i ndalohet të mbajë celularin gjatë zhvillimit të provimit.