Në kuadër të 7 Marsit, duke synuar të forcojë kulturën profesionale, bashkëpunimin institucional dhe cilësinë e proceseve mësimore në funksion të suksesit të nxënësve, Zyra Vendore Arsimore Shkodër shpall thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Arsimore me temë:

“Cilësia në Arsim dhe Zhvillimi Profesional i mësuesit”

Konferenca synon të krijojë një hapësirë profesionale reflektimi, shkëmbimi praktikash të mira dhe diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të arsimit parauniversitar.

Fushat tematike:

ü Rolet e reja në shkollë

ü Faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit të arsimit

ü Mësuesi dhe teknologjia. Inovacioni dhe praktikat efektive në klasë

ü Kurrikula, cilësi dhe vizion për të ardhmen

ü Mësuesi, nxënësi dhe komuniteti. Shkolla si faktor zhvillimi komunitar

ü Lidershipi arsimor dhe kultura e bashkëpunimit në shkollë

ü Përfshirja dhe arsimi gjithëpërfshirës

 

Ftohen të aplikojnë:

· Drejtues shkollash e Mësues

· Specialistë të arsimit

· Psikologë dhe punonjës socialë

· Oficerë sigurie

Formati i pjesëmarrjes:

· Referime shkencore

· Prezantime praktikash të mira

· Panele diskutimi

Udhëzime për aplikim:

· Abstrakti (250–300 fjalë) të përfshijë: titullin, autorin/autorët, institucionin, përmbledhjen e përmbajtjes.

· Afati i dorëzimit të abstrakteve 23.02.2026.

· Shpallja e programit të konferencës: 25.02.202

· Dorëzimi i punimit të plotë për kumtim 28.02.2026

· Abstraktet dërgohen në adresën elektronike: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Konferenca do të mbahet në datën: 02.03.2026 në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.