Në bazë të ligjit nr. 69, datë 21.06.2012 “Për sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 14 datë 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në institucionet e arsimit parauniversitar”, i ndryshuar, Udhëzimi i MAS nr. 8, datë 03.05.2024 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimi i portalit “Mësues për Shqipërinë” i ndryshuar;
ZVAP Shkodër bën thirrje për shprehje interesi për punësim me dosje jashtë portalit.
Çdo mësues i interesuar për punësim jashtë portalit mund të përcjellë përmes shërbimit postar kërkesën për punësim me dosje të shoqëruar me dokumentacionin e noterizuar, në bazë të profilit që është i diplomuar.
Kërkesat pranohen deri në datën 19.09.2025.
Bashkëlidhur modeli i kërkesës.
